Yjet e Kosovës, rival në fushë por miq pas ndeshjes Werderi - St. Pauli

Futboll

Yjet e Kosovës, rival në fushë por miq pas ndeshjes Werderi - St. Pauli

Nga: K.Goca Më: 29 gusht 2020 Në ora: 22:08
Milot Rashica dhe Leart Paçarada

Reprezentuesit e Kosovës, Milot Rashica dhe Leart Paçarada, sot u ballafaquan mes vete. 

Rashica është paraqitur titullar për Werderin po ashtu edhe Paçarada për St. Paulin e Hamburgut. 

Pas një lojë të mirë triumfon Werderi duke iu falënderuar Rashicës, që shënon nga rreth 20 metra në këndin e epërm të majtë të portës së St. Paulit.

Rashica dhe Paçarada rival në fushë, por pas lojës miq të vërtetë dhe madje bënë edhe nga një foto të përbashkët. 

Yjet e Kosovës, sot me skuadrat e tyre zhvilluan miqësore dhe që ka qenë shumë e rëndësishme për të pa formën e tyre se sa janë të gatshëm për edicionin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat