Berisha e Zeneli luajnë sot ndeshjen e fundit para se t’i bashkohen Kosovës

Futboll

Berisha e Zeneli luajnë sot ndeshjen e fundit para se t’i bashkohen Kosovës

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 11:11
Berisha e Zeneli luajnë sot ndeshjen e fundit para se t’i bashkohen Kosovës

Dyshja fantastike e Kombëtares së Kosovës në futboll, Valon Berisha e Arbër Zeneli zbresin sot në fushë në fanellën e Reimsit para tifozëve të vetë, për ta zhvilluar ndeshjen kundër Lille nga ora 13:00 në kuadër të kampionatit francez.

Kjo është ndeshja e fundit për këta dy futbollistë para se të marrin rrugë për Prishtinë ku do t’i bashkohen ekipit të Bernard Challandes për dy ndeshjet e shtatorit, fillimisht me Moldavinë me 3 qershor, ndërsa tri ditë më vonë me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në ndeshjen e parë të kampionatit Reimsi luajti baras me Monacon 2:2, derisa dy futbollistët kosovarë sfidën e nisën nga bankina.

Mbetet të shihet këtë herë cila do të jetë zgjedhja e trajnerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat