E kryer, Van de Beek është transferi i parë i Man Utd këtë verë

Futboll

E kryer, Van de Beek është transferi i parë i Man Utd këtë verë

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 20:51
Van de Beek

Manchester United më në fund është bërë i gjallë në merkaton e verës.

Djajtë e Kuq kanë finalizuar marrëveshjen me mesfushorin e Ajax Amsterdam, Donny Van de Beek.

Mesfushori holandez ka arritur marrëveshje me klubin anglez deri në qershor 2025, raporton Fabrizio Romano.

Kostoja e transferimit pritet të jetë rreth 50 milionë euro, ndërsa ka mbetur vetëm që klubi të jap dritën ‘jeshile’.

Van de Beek ishte shumë i kërkuar nga dy gjigantët e Spanjës, Real Madrid dhe Barcelona, por në fund zgjodhi ‘Old Trafford’ si destinacionin e ardhshëm.

Ky është edhe transferi i parë i Man Utd për këtë verë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat