Ter Stegen dëshiron që Alcantara të rikthehet te Barcelona

Futboll

Ter Stegen dëshiron që Alcantara të rikthehet te Barcelona

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 11:43
Foto Ilustrim

Marc-Andre ter Stegen dëshiron që Thiago Alcantara të rikthehet te Barcelona në këtë verë.

Mesfushori spanjoll tashmë ka njoftuar Bazyern Munichun se do të largohet nga klubi në këtë afat.

Alcantara kishte qenë pjesë e skuadrës katalunase më parë, por ai u largua në drejtim të Bavarezëve, duke u ribashkuar me Pep Guardiolën.

Por, Ter Stegen ka deklaruar për Bild Sport se ai dëshiron që spanjolli të rikthehet në Camp Nou, pasi është një lojtar special.

“Do të adhuroja po të kishim Thiagon te Barcelona. Stili i lojës së tij na përshtate shumë dhe ai ka një personalitet interesant”, ka thënë portieri gjerman.

“Ai është një lojtar special, është një opsion më ndryshe, Nëse e transferojmë, do të kishte diçka shumë e mirë për ne”, ka shtuar më tej Ter Stegen.

Por, Liverpooli është duke i prirë garës për transferimin e Alcantaras, gjersa Georginio Wijnaldum mund të kalojë te Blaugranasit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat