Milani ka ndezur motorët

Futboll

Milani ka ndezur motorët

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 16:26
Diaz

Milani ka ndezur motorët e merkatos dhe pas rinovimin të Ibrës e mbylljes së marrëveshjes për blerjen e Tonalit, ka sjellë në Milano edhe sulmuesin e talentuar të Realit të Madridit, Brahim Diaz.

Ky i fundit mbërriti sot në Milano dhe menjëherë nga aeroporti u nis me taksi për të kryer vizitat mjekësore e testin e koronavirusit, para se të vihet nën urdhrat e trajnerit Stefano Pioli, për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu, pasi Milani është një klubi i madh. Jam i lumtur dhe plotësisht gati për këtë sfidë të re. Forca Milan”, tha sulmuesi menjëherë sapo vuri këmbët në Milano.

Brahim Diaz u transferua te Milani me formulën e huazimit të thjeshtë, por kuqezinjtë kanë ruajtur një kanal preferencial blerjeje për verën e ardhshme, nëse Reali vendos ta shesë përfundimisht sulmuesin e talentuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat