Kastrati: Tifozët do të na mungojnë, por do të japim maksimumin

Futboll

Kastrati: Tifozët do të na mungojnë, por do të japim maksimumin

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 21:50
Lirim Kastrati

Futbollisti i kombëtares U21 dhe skuadrës hungareze Ujpest, Lirim Kastrati, ka folur në vigjilie të takimit me Anglinë.

Ish-mbrojtësi i Bolognas, në një prononcim tha se mungesa e tifozëve do të jetë e dukshme, porse ata do të japin maksimumin.

Gjithashtu, 21 vjeçari nga Malisheva konfirmoi se edhe më tutje nuk ka pranuar ndonjë ftesë eventuale nga Kosova për ndeshjet e shtatorit, duke u bazuar në problemet me të cilat po përballet kombëtarja A, megjithatë janë të gatshëm dhe do të jenë kurdo që ftohen.

“Anglia është një nga ekipet më të forta, në nivel botëror. Padyshim se do të jetë një ndeshje e vështirë, por do ta japim maksimumin për të arritur te një rezultat pozitiv.

Problem do të jetë mungesa e tifozëve. Ata gjithmonë kanë qenë një ndihmë e madhe për ne.

Ndërkaq, sa i përket ftesës nga kombëtarja A, ende nuk e kemi pranuar një të tillë, por unë dhe bashkëlojtarët jemi gati kurdo që ftohemi”, tha mes tjerash Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat