Ajeti në Strugë

Futboll

Ajeti në Strugë

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 21:52
Ajeti në Strugë

Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, FC Struga e ka transferuar edhe një futbollist nga Kosova.

Mesfushori Malsor Ajeti i është bashkuar skuadrës shqiptare në stërvitje ditë më parë, derisa tashmë transferimi është zyrtarizuar nga klubi.

“Përforcimi i radhës për skuadrën tonë. FC Struga dhe Malsor Ajeti nënshkruajnë kontratë bashkëpunimi”, thuhet në njoftimin e FC Strugës.

Ajeti (20-vjeçar) së fundmi ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës derisa më parë ka bërë karrierë edhe në Gjermani te Waldof Mahheim U-19 dhe Portos U-19.

Ajeti është zhvilluar si futbollist në Kosovë teksa ka luajtur për Prishtinën (grupmoshat e reja) dhe Hajvalinë.

Te Struga javë më parë është transferuar edhe futbollisti tjetër nga Kosova, Arlind Shabani, i cili me sukses po luan me këtë ekip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat