Moldavia në 10 ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm një fitore

Futboll

Moldavia në 10 ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm një fitore

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 12:42
Foto Ilustrim

Moldavia do të jetë kundërshtari i Kosovës në Ligën e Kombeve.

Edicioni i dytë nis sot (e enjte), teksa Moldavia dhe Kosova me fillim nga ora 20:45 takohet në Parma, në kuadër të Ligës C.

Rezultatet e fundit të Moldavisë nuk lënë për të dëshiruar.

Kjo kombëtare në dhjetë ndeshjet e fundit zyrtare, ka shënuar vetëm një fitore, duke regjistruar nëntë humbje.

Fitorja e vetme e tyre ka qenë kundër Andorrës, më 8 qershor të vitit 2019, ndërsa kanë regjistruar humbje nga Islanda, Franca, Shqipëria, Andorra dhe Turqia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat