Dëmtohet Ronaldo, në dyshim për Kroacinë

Futboll

Dëmtohet Ronaldo, në dyshim për Kroacinë

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 17:26
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka pësuar një dëmtim dhe mund të humbasë ndeshjen e Portugalisë kundër Kroacisë në Ligën e Kombeve.

Portugalia ka njoftuar se Ronaldo është në dyshim përpara ndeshjes së tyre të Ligës së Kombeve kundër Kroacisë.

35-vjeçari nuk mori pjesë në trajnim këtë mëngjes, për shkak të një infeksioni në një gisht.

Ky është një lëndim i përsëritur për të, pasi të njëjtën e pësoi edhe në fillim të sezonit 2018/2019 me Juventusin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat