Bartomeu akuzohet për korrupsion nga policia e Katalunisë

Futboll

Bartomeu akuzohet për korrupsion nga policia e Katalunisë

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 09:14
Foto Ilustrim

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është akuzuar nga policia e Katalunisë për korrupsion.

Akuzat lidhen me çështjen e cila është bërë e njohur si ‘Barçagate’ dhe pretendimet se i pari i klubit ka përfituar financiarisht nga marrëveshjet e bëra në emër të klubit.

Historia e ‘Barçagate’ u shfaq në lidhje me dokumentet e raportuara që thuhej se tregonin punën e brendshme dhe transaksionet financiare të klubit, të cilat shkaktuan një trazirë në mediat spanjolle.

Në fillim të këtij viti, Cadena Ser zbuloi dokumente nga Barcelona të cilat duket se tregojnë se klubi paguan një palë të tretë për të dëmtuar reputacionin e individëve, duke përfshirë lojtarët e tyre si, Lionel Messi dhe Gerard Pique – të cilët u panë se ishin kundërshtarë të presidentit.

Legjendat e klubit Blaugrana, Xavi Hernandez, Carles Puyol dhe Pep Guardiola janë në mesin atyre që dyshohet se ishin shënjestruar, për dëmtim imazhi.

Pala e tretë u tha të jetë kompania I3 Ventures, të cilat dyshohet se janë përdorur për të promovuar mesazhet e tyre në Twitter dhe Facebook për të diskredituar të tjerët.

Tani pretendohet se Bartomeu sanksionoi një pagesë për kompaninë që ishte gjashtë herë më e lartë se vlera e tyre e tregut, me arsyetimin pas vlerës së tepërt që tani po hetohet nga autoritetet.

Gjetjet e përfshirjes së Barcelonës në kompani u zbuluan në shkurt, pasi Blaugranasit lëshuan ​​një  deklaratë  duke mohuar një raport që pretendonte se klubi po paguante një palë të tretë për të dëmtuar reputacionin e të tjerëve.

Klubi katalan gjithmonë mohoi çdo të vërtetë në raporte, duke thënë se ata nuk kishin paguar dhe as nuk kishin promovuar askënd për të denoncuar ose sulmuar të tjerët – të cilët kanë qenë kundërshtarë të bordit aktual. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat