Avokatët e Messit i përgjigjen sot La Ligës në lidhje me klauzolën e lojtarit

Futboll

Avokatët e Messit i përgjigjen sot La Ligës në lidhje me klauzolën e lojtarit

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 14:12
Foto Ilustrim

Avokatët e sulmuesit Lionel Messi thuhet se do t’i përgjigjen sot (e premte) La Ligas, e cila mbështeti Barcelonën duke pretenduar se klauzola e lirimit prej 700 milionë euro është ende e vlefshme.

Messi ka dorëzuar një kërkesë transferimi këtë verë dhe beson se ai tani është një ish-lojtar i Barcelonës, pasi ka një klauzolë në kontratë që e lejon atë të largohet falas një vit para se të skadojë.

Megjithatë, Blaugranët këmbëngulin se kontrata është ende e vlefshme dhe përfshin një klauzolë lirimi prej 700 milionë euro.

Ekipi nga Camp Nou kanë marrë mbështetje edhe nga La Liga në lidhje me qëndrimin e klauzolës së lojtarit, por kjo nuk i ka pëlqyer përfaqësuesve ligjor të Messit.

Sipas gazetës Marca, Messi do të njoftojë të ardhmen e tij në ditët në vijim dhe gazetari Marcel Bechler raporton se avokatët e sulmuesit po përgatisin një përgjigje zyrtare ndaj dokumentit të La Ligas që i dha arsye klubit Blaugrana.

Dy ditët e fundit është përfolur edhe për një ‘driblim’ të Messit, i cili thuhet se mund të mbetet edhe më tej në Camp Nou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat