Pjesa e dytë katastrofë për Kosovën, Anglia nuk e kursen

Futboll

Pjesa e dytë katastrofë për Kosovën, Anglia nuk e kursen

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2020 Në ora: 18:15
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) -   Kosova qëndrojë mirë në pjesën e parë, por në 45 minutat e dytë ka qenë katastrofë, ndërsa Anglia U-21 ishte shumë më e mirë duke iu falënderuar futbollistit Edward Nketiah, që  realizon het-trik. Anglia U-21 shënon fitore me rezultat bindës 6:0 kundër Kosovës U-21, në takimin që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Në minutën e 33-të,  Saka në pozitë ideale por portieri i kombëtares së Kosovës, Florian Smakiqi u tregua i mrekullueshëm.

Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan, një Angli shumë më agresive. Në minutën e 48-të, Nketiah godet fortë por tranversa shpëton Kosovën. Pas tre minutave (51’), Nketiah nga afërsia pa problem shënon për 0:1. 

Image

Në minutën e 55-të, mbrojtja e Kosovës nuk reagon si duhet, ndërsa Nketiah pa vështirësi shënon për 0:2. 
Nketiah kompleton het-trikun në minutën e 60-të, kur realizon nga penalltia për epërsinë 3:0. Zëvendësuesi Reiss Nelson në minutën e 66-të, thellon rezultatin në 0:4.  

Image

Në minutën e 82-të, mbrojtja e Kosovës e përgjumur, Ryan Sessegnon nga rreth 12-13 metra me goditje të saktë realizon për 0:5. Anglia shkatërron me gola, Jude Bellingham thellon fitoren në 0:6.

Anglia shënon fitoren e pestë rresht, duke kryesuar renditjen në grupin 3 me 15 pikë, ndërsa Kosova është në vend të tretë me 6 pikë.

Kosova U21 – Anglia U21 0:6
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Gjyqtar: Al Hakim (Suedia).
Shënues: Nketiah (51’, 55’ dhe 60’-nga penalltia), Nelson (66’), Sessegnon (82’), Bellingham (85’).
Kartona të verdhë: Hajrizi.
Kosova: Smakiqi, Kurtulush, Hajrizi (Delloba 72’), Sadriu, Kastrati, Abedini, Selmani, Baftiu (Lushtaku 62’), Kryeziu (Shabani 71’), Veliu dhe Manaj (Tolaj 62’). 
Anglia: Ramsdale, Aarons, Godfrey, Guehi, Kelly, Gallagher (Sessegnon 72’), Davies (Bellingham 63’), Skipp, Saka (Hudson-Odoi 62’), Nketiah (Brewster 73’) dhe Cantwell (Nelson 63’).

88' Kosova U21 – Anglia U21 0:6

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gjyqtar: Al Hakim (Suedia).

Shënues: Nketiah (51’, 55’ dhe 60’-nga penalltia), Nelson (66’), Sessegnon (82’), Bellingham (85’).

Kartona të verdhë: Hajrizi.

Kosova: Smakiqi, Kurtulush, Hajrizi (Delloba 72’), Sadriu, Kastrati, Abedini, Selmani, Baftiu (Lushtaku 62’), Kryeziu (Shabani 71’), Veliu dhe Manaj (Tolaj 62’).

Anglia: Ramsdale, Aarons, Godfrey, Guehi, Kelly, Gallagher (Sessegnon 72’), Davies (Bellingham 63’), Skipp, Saka (Hudson-Odoi 62’), Nketiah (Brewster 73’) dhe Cantwell (Nelson 63’).

Në minutën e 82-të, mbrojtja e Kosovës e përgjumur, Ryan Sessegnon nga rreth 12-13 metra me goditje të saktë realizon për 0:5. 

66' Nelson shënon për epërsinë 0:4. 

64'  Kosova U21 – Anglia U21 0:3
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Gjyqtar: Al Hakim (Suedia).
Shënues: Nketiah (51’, 55’ dhe 60’-nga penalltia), Nelson (66').
Kartona të verdhë: Hajrizi.
Kosova: Smakiqi, Kurtulush, Hajrizi, Sadriu, Kastrati, Abedini, Selmani, Baftiu, Kryeziu, Veliu dhe Manaj. 
Anglia: Ramsdale, Aarons, Godfrey, Guehi, Kelly, Gallagher, Davies (Bellingham 63’), Skipp, Saka (Hudson-Odoi 62’), Nketiah dhe Cantwell (Nelson 63’).

60' Anglia thellon eprrsinë në 0:3. Nketiah shënon nga penalltia për 0:3, duke relizuar het-trik brenda dhjetë minuatave.   

57' Kastriot Selmani godet bukur nga goditja e lirë nga anash 16-shi por portieri anglez me mund e dëbon topin në korrne. 

55' Edward Nketiah sërish shënon dhe thellon nga afërsia për rezultatin 0:2.

51' Edward Nketiah shënon nga afërsia. 

Saga prore i rrezikshëm. 

48’ Nketiah godet fortë por tranversa shpëton Kosovën.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë!

Kosova U21 – Anglia U21 0:1
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Gjyqtar: Al Hakim (Suedia).
Kosova: Smakiqi, Kurtulush, Hajrizi, Sadriu, Kastrati, Abedini, Selmani, Baftiu, Kryeziu, Veliu dhe Manaj. Anglia: Ramsdale, Aarons, Godfrey, Guehi, Kelly, Gallagher, Davies, Skipp, Saka, Nketiah dhe Cantwell.

45' Ende rrjetat e paprekura.

39' Deri me tash u shënua vetlm një rast, kur Saga nuk arriti të mposht portierin tonë para 6 minutave.

 33' Saga në pozitë ideale por portieri i kombëtares së Kosovës, Florijan Smakiqi u tregua i mrekullueshëm.

31' Loja mjaft e mirë por mungojnë rastet.

22' Nuk ka ndryshim të rezultatit, por padyshim se anglezët janë më të mirë, më kërkues. 

19' Anglia po e dominon takimin.

14' Nuk ka raste.  Anglezët bën goditjen e parë por jo e rrezikshme.

Kosova U21 – Anglia U21 0:0
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Gjyqtar: Al Hakim (Suedia).
Kosova: Smakiqi, Kurtulush, Hajrizi, Sadriu, Kastrati, Abedini, Selmani, Baftiu, Kryeziu, Veliu dhe Manaj. Anglia: Ramsdale, Aarons, Godfrey, Guehi, Kelly, Gallagher, Davies, Skipp, Saka, Nketiah dhe Cantwell.
 

10' Te dyja kombëtaret po japin maksimumin.

 6' Kosova po tregon lojë të mirë.

3' Lojë e mirë.

Selektori i Kombëtares së Kosovës U-21, Rafet Prekazi, është para sfidës shumë të vështirë, kundër Anglisë U-21, në takimin e vlefshëm për kualifikueset për Kampionatin Evropian U-21.

Kosova U21 do ta zhvillojë sot (19.00) ndeshjen kundër Anglisë U21.

Image

Kosova

Përzgjedhësi Rafet Prekazi për këtë ndeshje ka grumbulluar edhe dy futbollistë nga lista paraprake, portierin Ardit Nika dhe mesfushorin Qëndrim Zyba. 

Image

Anglia

Image

Ndeshja do të luhet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Anglia kryeson në grupin 3 me 12 pikë apo me katër fitore rresht, ndërsa Kosova U-21 është në pozitën e tretë me 6 pikë ose me dy fitore e tri humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat