Ceballos edhe një sezon tek Arsenal

Futboll

Ceballos edhe një sezon tek Arsenal

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 22:53
Dani Ceballos

Dani Ceballos do të vazhdojë me Arsenal.

Arsenal ka arritur marrëveshje që ta mbajë edhe për një vit mesfushorin Dani Ceballos.

Ceballos do të qëndrojë te ‘Gunners’ në formë huazimi nga Real Madrid.

Spanjolli luajti edhe edicionin e kaluar si i huazuar dhe tashmë konfirmohet të ketë kënaqur drejtuesit e londinezëve me paraqitjet e tij.

Mikel Arteta duket se kalkulon shumë në shërbimet e yllit spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat