Anglia me fat, Islanda humb penalltinë

Futboll

Anglia me fat, Islanda humb penalltinë

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shtator 2020 Në ora: 19:57
Anglia me fat, Islanda humb penalltinë

Ndeshje emocionuese deri në pikën e fundit mes Islandës dhe Anglisë. 

Anglezët shënuan fitore me rezultat 1:0 kundër Islandës, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Laugardalsvöllur” në Reikjavik. 

Në minutën e 71-të Walker i Anglisë u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve dhe krejtësisht për shkak të një ndërhyje të ashpër. 

Në minutën e 90-të, Raheem Sterling shënon nga penalltia për fitoren e Anglisë. Fati në anën e Anglisë, pasi që futbollisti Birkir Bjarnasonm dështon nga penalltia, duke gjuajtur mbi portën e portierit Pickford në minutën e 90+3. Anglia e fillon me fitoren në grupin 2 të Ligës së Kombeve në Divizionin A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat