Messit i dështoi strategjia për t’u larguar nga Barça për fajin e babait, thotë Sanchez

Futboll

Messit i dështoi strategjia për t’u larguar nga Barça për fajin e babait, thotë Sanchez

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 09:58
Lionel Messi

Lionel Messi nuk pati zgjidhje pos të heqë dorë nga vendimi për t’u larguar nga Barcelona, për shkak të këshillave të këqija nga babai dhe menaxheri i vet, Jorge, thotë ish-futbollisti i Real Madridit dhe Meksikës, Hugo Sanchez.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë e tronditi botën e futbollit javën e kaluar kur e njoftoi Barcelonën për qëllimet e tij për t’u larguar.

Megjithatë, La Liga e kundërshtoi qëllimin e tij për t’u larguar falas bazuar në një klauzolë në marrëveshjen e tij me Barçën, duke nënvizuar se mënyra e vetme për të për t’u larguar ishte pagimi i klauzolës së lirimit në vlerë 700 milionë euro.

Messi njoftoi të premten se do të qëndrojë në Camp Nou, sepse kërkesat financiare të bordit të Barçës e bënë të pamundur largimin e tij.

Dhe ikona meksikane, Sanchez, i cili e ka kritikuar Messin gjatë kësaj sage, i fajësoi përfaqësuesit e Messit për dështimin e strategjisë së largimit.

“Ai burofax vec e ka forcuar imazhin e presidentit të Barcelonës dhe i dha atij kohë për ta dobësuar vendimin e Messit”, tha Sanchez për ESPN.

“Messi nuk pati zgjidhje pos të qëndrojë në Barcelonë, për shkak të këshillave të këqija nga babai i vet dhe firma ligjore. Ai burofax ia ka dobësuar atij imazhin në ekip”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat