Xhaka dhe Ajeti me Zvicrën kërkojnë pikët e para ndaj Gjermanisë

Futboll

Xhaka dhe Ajeti me Zvicrën kërkojnë pikët e para ndaj Gjermanisë

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 12:32
Xhaka, djathtas

Në orën 20:45 në Basel, në Stadiumin “St. Jakob – Park” Zvicra do të presë Gjermaninë me synimin për të marrë edhe pikët e para në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Në edicionin hapës Zvicra fitoi grupin dhe u kualifikua për në fazën gjysmëfinale të këtij kompeticioni, ndërsa “panzer”-at në krahun tjetër nuk bënë aspak figurë të mirë, teksa grumbulluan vetëm dy pikë gjithsej dhe ranë një kategori më poshtë.

Përfaqësuesja e Gjermanisë do të duhej të maste forcat me kombëtaret e Divizionit B, por drejtuesit e UEFA-s ndryshuan planet dhe vendosën që katër vendet që u renditën të fundit në edicionin hapës të vazhdojnë të qëndrojnë në kategorinë e skuadrave më të mira përfaqësuese, duke i bërë grupet jo më me tre, por me katër ekipe.

Kapiteni Granit Xhaka dhe sulmuesi Albian Ajeti me Zvicrën kërkojnë pikët e para ndaj Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat