Kush mund të zë vendin e Paçaradës?

Futboll

Kush mund të zë vendin e Paçaradës?

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 13:17
Kush mund të zë vendin e Paçaradës?

Mungesat e shumta të Kosovës kanë bërë që problemim më të madh Bernard Challandes ta ketë me mbrojtësin e majtë.

Asnjë lojtar i kësaj pozite nuk është pjesë e Kosovës për ndeshjen me Greqinë.

Leart Paçarada dhe Benjamin Kololli, që kanë luajtur në këtë pozitë mungojnë, shkaku i moslejimit të klubeve të tyre, pas përhapjes së madhe të pandemisë Covid 19.

Challandes mund të luajë në këtë pozitë me Fidan Alitin që në të kaluarën e ka provuar këtë pozitë.

Në të kaluarën, me skuadrat e tyre, si mbrojtës i majtë ka luajtur edhe Florent Hasani me Vushtrrinë.

Variante tjera në këtë pozitë janë edhe Bernard Berisha ose Mërgim Vojvoda. Nëse Vojvoda zhvendoset në të majtë ia liron vendin Florent Hadërgjonajt.

Hadërgjonaj edhe me Kosovën në një ndeshje ka luajtur mbrojtës i majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat