Sterling për fitoren ndaj Islandës: Ishim me fat

Futboll

Sterling për fitoren ndaj Islandës: Ishim me fat

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 14:13
Sterling

Raheem Sterling ka komentuar fitoren e skuadrës së tij.

Sterling ishte heroi i Anglisë në ndeshjen ndaj Islandës, duke fituar një penallti dhe konvertuar në gol atë, në minutën e 90’ të ndeshjes.

Por, rol të madh luajti edhe penalltia e humbur nga Islanda, dy minuta pas penalltisë së yllit të Manchester City.

Pas gjithë kësaj drame, Sterling ka thënë se Anglia ishte me fat në këtë ndeshje.

“Ishte e vështirë, por ne ia dolëm”, ka thënë Sterling.

“Ne e dinim se do të ishte e vështirë. E dinim se duhet sfidë. Ne luajtëm futbollin tonë, ishim kompaktë”, shtoi anglezi.

“Fituam penalltinë, nuk duhet pranonim penalltinë tjetër, por ne ishim me fat në fund. Kemi të ardhme të ndritur dhe po rritemi si skuadër”, ishin fjalët e Sterling.

Anglia luan në një grup me Islandën, Belgjikën dhe Danimarkën, në Ligën e Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat