Lorik Cana i jep forcë Kosovës në prag të ndeshjes me Greqinë

Futboll

Lorik Cana i jep forcë Kosovës në prag të ndeshjes me Greqinë

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 18:33
Lorik Cana i drejtohet Kosovës në prag të ndeshjes me Greqinë

Pasi që nuk do të jenë të pranishëm në stadium shkaku i pandemisë COVID-19, "Dardanët" po mundohen ta përkrahin Kosovën në çdo mënyrë në ndeshjen e sontme.

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë në kuadër të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.

"Dardanët" e udhëhequr nga Bernard Challandesi do të jenë nikoqirë të Kombëtares së Greqisë.

Pas barazimit (1:1) me Moldavinë të enjten që lamë pas, Kosova synon tri pikët e para në Prishtinë kundër helenëve.

Tifogrupi zyrtar i Kosovës, "Dardanët" kanë vendosur flamuj të Kosovës kudo në Prishtinë e më gjerë, derisa në një vend e kanë vendosur edhe flamurin e Shqipërisë.

Një pamje që po qarkullon me flamurin e Kosovës pranë atij kombëtar, e ka shpërndarë edhe kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana në rrjetin social "Facebook".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat