Messi i nënshtrohet testit për COVID-19, ky është rezultati

Futboll

Messi i nënshtrohet testit për COVID-19, ky është rezultati

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 14:56
Lionel Messi

Lionel Messi ka rezultuar negativ në testimin për COVID-19, kështu që ai sot do të rikthehet në stërvitje te Barcelona për herë të parë që prej se e kërkoi largimin.

Sulmuesi argjentinas është testuar për COVID-19 të dielën, pasi të njejtën gjë nuk e bëri të shtunën.

Barcelona e dërgoi një ekip mjekësor në shtëpinë e Messit, dhe rezultati i testimit për COVID-19, sipas mediave në Spanjë, doli negativ.

Ndryshe, Messi ka pasur mosmarrëveshje me klubin katalunas ditëve të fundit, pasi ai kërkoi largimin nga “Camp Nou”.

Megjithatë, Barcelona bllokoi largimin e tij duke kërkuar 700 milionë euro nga klubet e interesuara. Në fund të fundit, Messi vendosi të mbetet te Barcelona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat