Shkelën rregullat për COVID-19, Foden dhe Greenwood dërgohen në shtëpi

Futboll

Shkelën rregullat për COVID-19, Foden dhe Greenwood dërgohen në shtëpi

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 14:55
Foto Ilustrim

Futbollistët anglezë, Phil Foden dhe Mason Greenwood, do të mungojnë në katër ndeshjet e ardhshme me kombëtaren, pasi janë kthyer në shtëpi të turpëruar.

Lojtarët e Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit, respektivisht, janë përjashtuar nga skuadra e Gareth Southgate për ndeshjen e të martës ndaj Danimarkës dhe janë dërguar në shtëpi.

Dy lojtarët i kanë shkelur rregullat për mbrojtje nga COVID-19 duke u takuar me dy femra në hotelin e skuadrës në Islandë të dielën mbrëma.

Dyshja ‘naive’ që një ditë më parë kishin debutuar në Reikjavik janë gjobitur edhe me nga 1.500 euro nga policia islandeze. Federata Angleze e Futbollit ka nisur një hetim dhe u ka kërkuar falje autoriteteve në Islandë.

Sipas The Sun, pos që do të mungojnë në ndeshjen e Ligës së Kombeve në Kopenhaga, Foden dhe Greenwood nuk do të paraqiten edhe në tri ndeshjet tjera në muajin e ardhshëm.

Pakujdesia e tyre dhe shkelja e rregullave gjatë argëtimet me dy femrat janë shndërruar në sensacion në mediat britanike, ndërsa dy lojtarët i kanë vënë në rrezik shanset e tyre për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat