Ronaldo në fushë ndaj Suedisë?

Futboll

Ronaldo në fushë ndaj Suedisë?

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 18:18
Ronaldo në fushë ndaj Suedisë?

Kristiano Ronaldo është stërvitur dhe pritet të jetë sot në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve kundër Suedisë në Solna, por trajneri Fernando Santos tregohet i kujdesshëm në konferencën për shtyp pasi kapiteni i tij humbi ndeshjen kundër Kroacisë si pasojë e një infeksioni në një prej gishtave të këmbës së djathtë:

“Ai u stërvit 25-30 minuta në seancën e së dielës, por le të shohim se si do të shkojë stërvitja e fundit. Infeksioni është kuruar, por duhet të shohim si do të ndihet kur të veshë këpucët dhe të vrapojë. Nëse do të jetë në rregull, atëherë do të jetë një alternativë, ashtu si gjithë të tjerët.

Asnjë skuadër në botë nuk mund të jetë në versionin më të mirë kur më të mirët nuk i ka në dispozicion.

Por, unë mendoj se edhe kur Ronaldo mungon, kjo mbetet një skuadër e shkëlqyer, një ekip që është në gjendje të kërkojë fitoren në çdo ndeshje, siç e tregoi kundër Kroacisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat