Ky ekip është i patrajnueshëm

Futboll

Ky ekip është i patrajnueshëm

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 18:44
Sarri

Ish- trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, nuk reagoi mirë ndaj ekipit pasi u njoftua për shkarkimin e tij.

Sarri u eliminua në Champions League nga Lyon, por edhe pse fitoi Serinë A me Juventusin, u shkarkua në vetëm një sezon të luajtur.

Por "Corriere di Torino" ka zbuluar fjalët e fundit të Sarrit te Juventus.

Pasi është njoftuar, tekniku italian u ka thënë drejtuesve se e pranonte vendimin, por se duhet të dinin që Juventus si ekip është i patrajnueshëm.

"Ju po më hiqni, në rregull. Por ky ekip është i patrajnueshëm", ka thënë Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat