Sokratis largohet nga Arsenali, mungon vetëm zyrtarizimi te skuadra e njohur italiane

Futboll

Sokratis largohet nga Arsenali, mungon vetëm zyrtarizimi te skuadra e njohur italiane

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 19:27
Sokratis Papastathopoulos

Mbrojtësi grek, Sokratis Papastathopoulos, pritet të largohet nga Arsenali dhe të rikthehet në Serie A.

32 vjeçari nuk është pjesë e planeve të Mikel Artetas për sezonin e ri dhe largimi i tij nga ‘Emirates’ duket shumë afër.

Mediat italiane shkruajnë se qendërmbrojtësi do t’i bashkohet Napolit dhe tani për tani mungon vetëm edhe zyrtarizimi.

Napoli i ka ofruar kontratë dy vjeçare dhe 3.5 milionë euro në sezon, teksa Sokratis do t’iu bashkohet italianëve si lojtar i lirë.

Sokratis Papastathopoulos ka kontratë të vlefshme me Arsenalin edhe për një vit, por kjo do të prishet me marrëveshje të dyanshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat