UEFA ia beson takimin një gjyqtari ballkanas

Futboll

UEFA ia beson takimin një gjyqtari ballkanas

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 13:13
UEFA ia beson takimin një gjyqtari ballkanas

Një treshe nga Kroacia do të vendosë drejtësi në ndeshjen Kukësi-Volfsburg, që do të luhet më 17 shtator ora 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

“Panorama Sport” mëson se UEFA ka përzgjedhur 36-vjeçarin kroat, Duje Strukan, si kryesorin e këtij takimi.

Bëhet fjalë për një arbitër mjaft të njohur në Kroaci, që ka gjashtë vite që mban stemën e FIFA-s. Për herë të fundit Strukan ka gjykuar pesë ditë më parë ndeshjen e ekipeve U-21 të Gjeorgjisë dhe Francës, që ka përfunduar me fitoren 0-2 të “Gjelave”.

Asistentë të Strukan do të jenë Goran Perica dhe Hrvoje Radiç. Ndërsa vëzhguesi i arbitrave është nga Turqia, Mehmet Ilgaz. Takimi është i vlefshëm për turin e dytë të Ligës së Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat