Barcelona merret vesh me reprezentuesin e Holandës

Futboll

Barcelona merret vesh me reprezentuesin e Holandës

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 14:09
Barcelona merret vesh me reprezentuesin e Holandës

Sulmuesi i Olympique Lyon, Memphis Depay, ka arritur marrëveshje me klubin e Barcelonës.

Gazetari i specializuar për transfere, Fabrizio Romano nga Sky Sport Italia ka bërë të ditur se ky futbollist do të bart fanellën e Barcelonës në edicionin e ri.

Memphis Depay është një ndër lojtarët e preferuar të trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman.

Depay është pjesën edhe e Kombëtares së Holandës me të cilën në 54 paraqitje i ka realizuar 19 gola.

Depay është 26-vjeçar.

Barcelona po ashtu është në negociata me menaxherët e Gini Winjaldum, por ende nuk ka paraqitur ofertë tek Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat