Mungon marrëveshja finale, Man Utd bën progres për Jadon Sancho

Futboll

Mungon marrëveshja finale, Man Utd bën progres për Jadon Sancho

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 19:50
Jadon Sancho

Manchester United ka bërë progres në negociatat për yllin e Dortmundit, Jadon Sancho.

Talenti anglez mbetet një prioritet për trajnerin e “Djajve të Kuq”, Ole Gunar Solskjaer dhe klubet kanë nisur sërish me negociatat.

Dortmund kërkon 120 milionë euro për lojtarin, por Man Utd nuk është i gatshëm të paguajë këtë shumë. Klubi anglez po shpreson në një uje të çmimit nga ana e ekipit gjerman.

Gjithsesi sipas “Goal” marrëveshja me lojtarin është dakorduar, dhe tani vetëm mbetet të bindet edhe klubi verdhezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat