Ballkani mund Arbërinë

Futboll

Ballkani mund Arbërinë

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 20:36
Ballkani mund Arbërinë

Skuadrat e futbollit vendor vazhdojnë të zhvillojnë ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

Një miqësore Superlige sot u zhvillua në Suharekë, ku u ballafaquan Ballkani dhe Arbëria. Suharekasit e fituan këtë ndeshje me rezultat të ngushtë, 2:1.

Realizatorë për Ballkanin ishte transferimi i verës, Meriton Korenica si dhe sulmuesi Mirlind Daku.

Në anën tjetër, golin e vetëm për ekipin nga Dobraja e realizoi transferimi më i madh i klubit, Labinot Ibrahimi.

Ballkani do të kërkojë sivjet titullin kampion në elitë, derisa Arbëria debutimin dinjitoz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat