Dejan Saviçeviqi bombardon Serbinë në lidhje për Kosovën! Ja çfarë thotë për Vuçiqin

Futboll

Dejan Saviçeviqi bombardon Serbinë në lidhje për Kosovën! Ja çfarë thotë për Vuçiqin

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shtator 2020 Në ora: 22:58
Dejan Saviçeviqi bombardon Serbinë në lidhje për Kosovën! Ja çfarë thotë për Vuçiqin

Kryetari i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviqi, ende e ka të freskët skandalin e vitit të kaluar, kur atëkohë selektori Lubisha Tumbakoviq, nuk e udhëheqi Malin e Zi me pretekstin se nuk e njeh Kosovën. Saviçeviqi në një formë bombardon Serbinë dhe Lubishën.

“Mendoj se është politikë e pastër. Nëse skuadra e hendbollit për femra luan kundër Kosovës, kjo nuk është problem, por problemi është se Mali i Zi po luan kundër Kosovës. Kjo nuk mund të futet në kokën time.

Nëse Serbia nuk luan asnjë lojë të vetme në asnjë sport kundër Kosovës, OK. Por, e shihni, Vuçiç po shkon dhe po negocion, dhe ndoshta edhe e detyrojnë. Ne jemi një shtet i pavarur. Jemi aty ku jemi - në UEFA dhe FIFA dhe duhet të luajmë.

Ne i tërhoqëm ata në grup dhe është dashur ta luajmë atë lojë. Askush nuk na pyeti asgjë. Më vjen keq që arriti atë nivel, por padyshim me ato mesazhe për lojtarët dhe me Terziqin në krye të të gjithë kolonës... Çfarë duhet të bëj? Nuk ndihem fajtor.

E di që kam të drejtë për këtë dhe nuk kam thënë asnjë gënjeshtër. E vërteta është në anën time, dhe nëse ata e pranojnë atë apo jo është problemi i tyre”, ka thënë mes të tjera Saviçeviqi për “Sprotklub” transmeton media malazeze Cdm dhe "Pobjeda". Lubisha Tumbakoviq aktualisht është selektor i Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat