Kante largohet nga Chelsea

Futboll

Kante largohet nga Chelsea

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 13:03
Kante largohet nga Chelsea

Ylli i Chelseat, N’Golo Kante ka përfunduar në radarin e shumë klube të mëdha evropiane, pas një sezoni të trazuar te Chelsea.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Manchester United po planifikon një ofertë gjatë kësaj vere për mesfushorin e Bluve.

Blutë janë të përgatitur të dëgjojnë ofertat në rajonin prej 60 milionë euro për francezin, me Djajtë e Kuq tani të gatshëm të paraqesin një ofertë zyrtare.

Kante është nën kontratë me Chelsean deri në vitin 2023, por gjithashtu ka qenë i lidhur shumë me gjigantët italianë të Interit.

Trajneri Antonio Conte e pëlqen shumë lojtari me të cilin ka punuar gjatë kohës së tij në Stamford Bridge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat