Aubameyang vendos

Futboll

Aubameyang vendos

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 15:31
Aubameyang vendos

Pierre-Emerick Aubameyang ka arritur marrëveshje me Arsenalit për vazhdimin e qëndrimit në Emirates për edhe tri vjet të tjera, sipas mediave angleze.

Marrëveshja e tanishme e sulmuesit 31-vjeçar me Arsenalin mbaron verën e vitit të ardhshëm, kur edhe do të ishte në gjendje të largohej falas.

Megjithatë, The Athletic raporton se Aubameyang është pajtuar për ta zgjatur marrëveshjen me klubin dhe do ta nënshkruajë atë shumë shpejt.

Thuhet se trajneri Mikel Arteta ka luajtur rol kyç për ta bindur sulmuesin të qëndrojë në Arsenal.

Me marrëveshjen e re, ai pritet t’i fitojë 250 mijë funte në javë, dhe do të bëhet futbollisti i dytë më i paguar në klub pas Mesut Ozilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat