Milani gjen zëvendësuesin e Donnarummas

Futboll

Milani gjen zëvendësuesin e Donnarummas

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 16:26
Milani gjen zëvendësuesin e Donnarummas

Pasi me Asmir Begoviçin nuk u arrit asnjë marrëveshje për ta mbajtur në ekip, Milani tashmë e ka gjetur portierin e dytë.

Mediat italianë bëjnë të ditur se drejtuesit kanë arritur marrëveshje me gardianin e Lionit, Ciprian Tatarushanu, i cili do të jetë zëvendësues i Donarumës.

34-vjeçari do të qëndrojë si portier i dytë te skuadra e Piolit dhe thuhet se do të nënshkruajë një kontratë tre-vjeçare. Rumuni (i katërti në historinë kuqezi) ka luajtur edhe më parë në Serinë A me Fiorentinën, teksa prej vitit 2010 është edhe portier i Rumanisë me mbi 80 paraqitje.

Përvoja e tij ka bërë që Milani ta zgjedhë duke qenë se ka zhvilluar edhe më shumë se 60 ndeshje në nivel ndërkombëtar për klube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat