Henderson letër emocionuese

Futboll

Henderson letër emocionuese

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 16:30
Henderson letër emocionuese

Dejan Lovren u largua nga Liverpuli drejt Zenitit. Por mesa duket kapiteni i “Të Kuqve”, Xhordan Henderson nuk e ka harruar ish-shokun e skuadrës.

Henderson i ka shkruajtur një letër të gjatë Lovrenit si dhe i ka dhuruar një kopje të trofeut të Premier Ligës, dhe ky i fundit e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale. “Është e pamundur të imagjinohet Liverpuli pa ty dhe sinqerisht vazhdoj të mos e besoj se je larguar dhe nuk do kthehesh. Ishe një figurë e rëndësishme në ekipin tonë dhe një lojtar me shumë ndikim. Na ke ndihmuar të arrijmë aty ku jemi tani, kampionë dhe fitues.

Shpresoj që ta kuptosh se në ndeshje konsiderohesh një nga më të mirët në botë në atë që bën. Për ne dhe Kroacinë ti instalove mentalitetin e një njeriu që vazhdon të luftojë. Edhe në momentet kur ishte e vështirë për ty, ti ishe atje për të gjithë të tjerët.

Nuk do ta harroj kurrë suportin që më dhe mua për të drejtuar këtë skuadër. Ti je gjithmonë kapiteni i vetes edhe pse nuk e ke shiritin. Jashtë fushe ti ishe karakteri më i madh me të cilin ndaja dhomën e zhveshjeve. Çdo lojtar lidhet me ty. Është një cilësi e pabesueshme njerëzore që ti ke.

Më mungon që tani. Shpresoj që ta kuptosh sesa shumë të vlerësojmë për atë çfarë i dhe klubit. Nuk mund të të falenderoj mjaftueshëm, dhe do jem gjithmonë aty nëse famlja jote ka nevojë. Paç fat në të ardhmen, dhe mos harro që ke vëllezërit nga Liverpuli nëse ke nevojë”, shkruhet në letrën e Hendersonit për Lovrenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat