Ja sa i ka kushtuar PSG-së transferimi i Florenzit

Futboll

Ja sa i ka kushtuar PSG-së transferimi i Florenzit

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 20:07
Ja sa i ka kushtuar PSG-së transferimi i Florenzit

Kanë dalë edhe më shumë detale për kalimin e mbrojtësit të djathtë të Romës. Alessandro Florenzi në PSG, që do të jetë një huazim me opsion blerjen për 9.5 milionë funte.

La Gazzetta dello Sport ishte gazeta e parë që dha lajmin për marrëveshjen këtë mëngjes, që më vonë u pasua nga Sky Sport Italia, Tuttomercatoweb, Sportitalia, RMC Sport dhe disa media të tjera.

Ata të gjithë kanë një tregim të njëjtë, një marrëveshje huazimi me opsion blerjen në fund të sezonit.

Sipas La Roma Siamo Noi, janë dhënë edhe disa detale financiare ku huazimi do të jetë gjysmë milioni euro, kurse opsioni për blerje 9 milionë euro.

Florenzi ishte kthyer nga huazimi në Valencia në janar dhe 29 vjeçari nuk ishte pjesë e planeve të Paulo Fonseca.

Ai luan në shumë pozita në mbrojtje dhe në mesfushë kështu që do të jetë një aset për Tuchel pasi që luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, krahun e majtë të mbrojtjes, si sulmues anësor, si sulmues në tri pozita apo edhe si mesfushor.

Florenzi pritet që të aterojë këtë mbrëmje në Paris ku do të bëj testet mjekësore nesër apo të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat