“Thiago ka nivel krejt tjetër, Liverpool duhet ta blejë se s’bën”

Futboll

“Thiago ka nivel krejt tjetër, Liverpool duhet ta blejë se s’bën”

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 11:02
Thiago Alcantara

Liverpool duhet ta blejë Thiago Alcantara. Këtë gjë e thotë me guxim Jamie Redknapp, teksa “Reds” pritet të gjejnë marrëveshje me Bayern Munich për spanjollin dhe të shtojnë mesfushorin e një niveli tjetër në radhët e tyre. Jurgen Klopp ka qenë duke e monitoruar futbollistin në fjalë prej disa kohësh.

29-vjeçari ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës së tij në “Allianz Arena”, me Bayernin që duhet ta shesë, përderisa mesfushori nuk do të rinovojë, ndryshe mund ta humbasë falas. Liverpool po monitoron synimin kryesor në këtë merkato, por Redknapp beson se kjo sagë afatgjatë duhet të finalizohet pozitivisht nga kampionët e Premier League, para 5 tetorit.

Ish-mesfushori i “Reds” tha për “Liverpool Echo”: “Kam një ndjenjë që Liverpool do ta blejë Thiago. Ai është një lojtar shumë i veçantë. Në mesfushë, Thiago do t’i jepte Liverpool-it diçka krejt tjetër. Unë kam luajtur kundër babait të tij (fituesi i Kupës së Botës me Brazilin), kur luante me Celta Vigo shumë vite më parë. Edhe ai ishte një lojtar i shkëlqyer.

Thiago ka të njëjtën cilësi. Ai tashmë ka luajtur për dy nga klubet më të mëdha në botë, Barcelona dhe Bayern Munich. Një lojtar si ai do t’i jepte mesfushës sonë një dimension shtesë, mbi Jordan Henderson, Fabinho, Gini Wijnaldum dhe Naby Keita. Ata janë të gjithë lojtarë të shkëlqyeshëm, por teknikisht Thiago është në një nivel tjetër. Unë e dua mënyrën se si luan Wijnaldum.

Ai gjithmonë ka një intensitet të tillë, sa e urreni të luajturin kundër tij. Gjithmonë është duke ndjekur topin dhe e përdor atë mirë. Por, Thiago është tjetër nivel. Të them të drejtën, unë do t’i doja të dy te Liverpool. Me siguri Liverpool nuk ka nevojë të shesë Wijnaldum për ta lehtësuar një operacion të tillë. Nëse mund t’i kemi të dy, atëherë do të ishte ideale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat