Dejan Saviçeviqi përmendi edhe rastin e vajzave të Kosovës 

Futboll

Dejan Saviçeviqi përmendi edhe rastin e vajzave të Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shtator 2020 Në ora: 12:01
Dejan Saviçeviqi përmendi edhe rastin e vajzave të Kosovës 

Ish futbollisti i mirënjohur, Dejan Saviçeviqi, aktualisht president i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, duket se përcjell me vëmendje edhe sportet tjera. 

Rasti më konkret është edhe i hendbollit të Kosovës. 

Gjatë një interviste për “Sportling” ka përmendur edhe vajzat e hendbollit të Kosovës, duke thënë se si Serbia luan me Kosovën dhe nuk është problem, ndërsa me Malin e Zi në futboll u bë aq problem me 7 qershor të vitit të kaluar. 

Faktikisht, kjo dëshmon se Saviçeviqi është mirë i njoftuar edhe me sporte tjera. Ai gjatë një interviste që e ka dhënë ditë me parë për “Sportlight”, ka thënë mes të tjera: “Mendoj se është politikë e pastër. Nëse skuadra e hendbollit për femra (përfaqësuesja e Serbisë) luan kundër Kosovës, kjo nuk është problem, por problemi është se Mali i Zi po luan kundër Kosovës. Kjo nuk mund të futet në kokën time.

Nëse Serbia nuk luan asnjë lojë të vetme në asnjë sport kundër Kosovës, OK. Por, e shihni, Vuçiç po shkon dhe po negocion, dhe ndoshta edhe e detyrojnë. Ne jemi shtet i pavarur”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat