Xhaka do ta vazhdojë karrierën te skuadra e madhe zvicerane

Futboll

Xhaka do ta vazhdojë karrierën te skuadra e madhe zvicerane

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 13:25
Xhaka do ta vazhdojë karrierën te skuadra e madhe zvicerane

Taulant Xhaka do ta vazhdojë karrierën te skuadra e madhe zvicerane Basel, raporton Zeri.info.

Mesfushori nga Kosova i Kombëtares së Shqipërisë, ka nënshkruar kontratë të re me Baselin e cila e mban në klub deri në vitin 2024.

Lajmi konfirmohet nga vet klubi i Baselit.

Mesfushori shqiptar është pjesë e Baselit që nga viti 2010, kurse për një sezon ishte i huazuar edhe në Grasshopper (2012-2013).

Në këtë afat kalimtar Xhaka (29-vjeçar) kishte ofertë shumë serioze nga Besiktashi në Turqi, por në fund vendosi që të mbetet besnik i Baselit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat