Thiago Alcantara te Liverpool? Klopp nuk mohon asgjë

Futboll

Thiago Alcantara te Liverpool? Klopp nuk mohon asgjë

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 17:48
Thiago Alcantara

Jurgen Klopp është pyetur lidhur me Thiago Alcantaran.

Tash e disa javë, Thiago Alcantara vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra e Liverpool.

Mesfushori ka zgjatur pushimet e tij, duke mos u kthyer te Bayern, për të rritur kështu spekulimet.

Lidhur me lojtarin është pyetur edhe Jurgen Klopp, ky i fundit që ka refuzuar të hedh poshtë spekulimet.

“Nuk mund t’iu jap fund spekulimeve derisa merkatoja vazhdon të jetë e hapur. A kam thënë se Thiago është lojtar i mirë? E kam thënë qysh moti”, ka thënë Klopp.

“Është mirë që lidhemi me të, por kjo është e tëra. Ai është lojtar i mirë, Liverpooli është klub i madh, por nuk kam më shumë për të thënë”, shtoi gjermani.

Në Gjermani raportohet se nuk ka kthim prapa për Thiagon te Bayern, por vonesat po vijnë nga Liverpool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat