Kampionati rrezikohet

Futboll

Kampionati rrezikohet

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 18:13
Kampionati rrezikohet

Vazhdon dueli futboll-qeveri! Liga Profesioniste e Futbollit shqiptar do të mblidhet sërish për të diskutuar rreth çështjes së plotësimit të 4 kërkesave të parashtruara për qeverinë,  mosplotësimi i të cilave është bërë shkak për bojkotimin e sezonit të Kategorisë Superiore pa afat.

Mbledhja e Jashtëzakonshme e Anëtarëve

Stadiumi “Air Albania”

E Shtunë, 12.09.2020 Ora 11:00

Rendi i ditës,:

Diskutime mbi vazhdimësinë e bojkotit pas reagimit të Qeverisë dhe qëndrimi që do të mbahet në negociatat me qeverinë.

Përcaktimi i pjesëtarëve të Grupit negociator.

Diskutimi i masave dhe i planveprimit në rastin e përshkallëzimit të protestave.

Kërkesat ndaj Qeverisë dhe Kuvendit,:

Ndryshime në ligjin për sponsorizimet duke aplikuar sistemin e zbritjes nga tatim fitimi, pasi varianti aktual nuk është atraktiv për sponsorat, ç’ka e vërteton edhe realiteti i deritanishëm.

Përfshirjen e të gjitha veprimtarive ekonomike të klubeve të futbollit në TVSHnë e reduktuar në masën 6 % , si bujqësia dhe turizmi.

Faljen e gjobave dhe kamat vonesave për detyrimt fiskale të klubeve.

Zgjatjen e periudhës se përjashtimit nga tatim fitimi mbi të ardhurat personale të futbollistëve nga 2 vite në 10 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat