Real humb durimin me Bale, pranon kushtin e pabesueshëm për ta “hequr qafe”

Futboll

Real humb durimin me Bale, pranon kushtin e pabesueshëm për ta “hequr qafe”

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 06:27
Gareth Bale

Gareth Bale dhe Real Madrid janë gjithmonë e më larg, ose të paktën kështu shpresojnë drejtuesit e klubit madrilen që duket se kanë humbur durimin deri në atë pikë sa mund të pranojnë edhe një kusht që deri para pak javësh ishte i paimagjinueshëm.

Sipas Telegraph, në fakt, kampionët e La Liga-s duket se janë të gatshëm t ë paguajnë gjysmën e rrogës së Bale vetëm për ta hequr qafe.

Një lëvizje që çon drejt shitjes së futbollistit dhe që duket si një ftesë për skuadrat e shumta që do të donin ta kishin në ekipin e tyre uellsianin. Për Bale flitet prej kohësh për një kthim në Premier League.

Të shohim nëse kjo lëvizje ekstreme e Los Blancos do të ketë sukses…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat