RB Leipzigu nuk ia doli, zbulohen tri klubet që janë vënë pas Milot Rashicës

Futboll

RB Leipzigu nuk ia doli, zbulohen tri klubet që janë vënë pas Milot Rashicës

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 09:13
Milot Rashica

Derisa Werder Bremeni dhe RB Leipzigu nuk kanë arritur të merren vesh për Milot Rashicën, 24-vjeçari mund të largohet nga Bundesliga.

Për një kohë të gjatë, ylli i Werder Bremenit nuk kishte pasur dëshirë të largohet nga Gjermania, derisa e kishte preferuar kalimin te RB Leipzigu, raporton Zëri.info

Por, bisedimet mes klubeve kanë ngecur dhe 24-vjeçari mund të transferohet diku tjetër.

“Deichstube” raporton se Aston Villa, Leeds United dhe Napoli janë të interesuara për Rashicën

Shuma që Werder Bremeni kërkon për ta liruar yllin e Kosovës është 25 milionë euro.

Kontrata e Rashicës me Werder Bremenin skadon pas dy vitesh.

Ai është paraqitur me klubin gjerman në 74 ndeshje, derisa ka shënuar 24 gola dhe ka dhuruar 14 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat