Ja kush e nisi më i pari në vitin 1991! Serbia pushtuese turrej me të gjitha forcat 

Futboll

Ja kush e nisi më i pari në vitin 1991! Serbia pushtuese turrej me të gjitha forcat 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shtator 2020 Në ora: 11:31
Ja kush e nisi më i pari në vitin 1991! Serbia pushtuese turrej me të gjitha forcat 

Gjithçka përfundoi në mes të muajit gusht (15 gusht) të vitit 1991! Prishtina vendosi të largohet nga garat e ish Jugosllavisë dhe mos të garojë me klubet e Serbisë, dhe së bashku me klubet tjera të Kosovës, me shumë veprimtarë të shquar sportivë të asaj kohe, sponsorë, gjyqtarë, delegatë, nisën Kampionatin e Parë të Republikës së Kosovës!

Prishtina vetëm një ndeshje e ka luajtur në ligën e dytë të ish Jugosllavisë në vitin 1991, kur si mysafirë e mposhti me rezultat 2:1 Ballkan Stokokomercin në Shkup, falë golave të boshnjakut Ergin Ajdinoviqit, ndërsa me 11 gusht nuk udhëtuan në Prijedor kundër Rudarit dhe me 18 gusht nuk e pritën Mogrenin.  Me 13 shtator fillon Kampionati i parë i Republikës së Kosovës, Prishtina e nisi me humbje, mposhtet 3:2 nga Flamurtari i Afrim Tovërlanit.

Ndërkaq, kryetar i parë i FFK-së u zgjodh Agim Bytyçi. Serbia pushtuese turrej me të gjitha forcat.  Ndërpreu shumë ndeshje gjatë periudhës 1991-1992, dhe në vitet tjera (deri 1999). 

Flamurtari- Prishtina 3:2
Stadiumi i Flamurtarit ‑ Prishtinë
Shikues: 300.
Gjyqtarë: Ismajl Kosumi, Fadil Gashi e Musa Gashi.
Vëzhgues: Sejdi Mërkoja.
Shënues: Osmani (45’) e Krasniqi (49’ e 70’) për Flamurtarin dhe
Salihu (17’) e Munishi (80’) për Prishtinën.
Flamurtari: Haxhiu, Bllacaku, Munishi, Hasani, Hajdari, Zeneli, Suzaku, Osmani, Krasniqi, Toverlani e Cakolli.
Prishtina: Beselica, Berisha, Stublla, Gashi (Keçi), Morina, Sadriu, Behrami, Salihu, Vokrri, Kurda e Munishi.

Java e parë, rezultatet 
Elektroekonomia - Rahoveci 1:1
Gjakova-Juniku 6:0
Besëlidhja-Drita 1:3
Kaçaniku-Ferizaj 1:0
Ramiz Sadiku-Llapi 2:2
Drenica-Feronikeli 1:1
Vëllaznimi-Besa 0:1
Suhareka-Liria 1:1
Kosova(V)-Trepça 2:4
Flamurtari-Prishtina 3:2

Kampion shpallet: KF “Prishtina” me 32 pikë, 15 fitoreve, 2 barazimeve dhe 1 humbje duke shënuar 50 gola dhe duke pësuar 11. Ndërsa, në pamundësi që të zhvillohen edhe garat për kupën e Kosovës SHPFK‑së vendos që fitues të kupës ta shpall skuadrën e renditur si e dyta në tabelën përfundimtare KF “Trepça” nga Mitrovica. 

Tabela përfundimtare - 1991-1992
1. Prishtina 18 15 2 1 50:11 32
2. Trepça 18 14 2 2 37:16 30
3. Flamurtari 18 13 3 2 47:16 29
4. Vëllaznimi 18 11 3 4 41:21 25
5. Drita 18 9 7 2 35:17 25
6. Feronikeli 18 8 3 7 36:26 19
7. Elektro. 18 6 6 6 34:30 18
8. Kaçaniku 18 8 2 8 31:35 18
9. Llapi 18 7 3 8 31:28 17
10. Besëlidhja 18 8 1 9 28:34 17
11. Besa 18 8 1 9 22:31 17
12. Drenica (S) 18 6 4 8 29:31 16
13. Liria 18 6 3 9 20:28 15
14. Kosova (V) 18 5 5 8 19:30 15
15. Gjakova 18 4 4 10 17:29 12
16. Suhareka 18 5 2 11 21:45 12
17. Ferizaj 18 4 2 12 20:35 10
18. R. Sadiku 18 4 2 12 20:38 10
19. Rahoveci 18 0 5 13 11:42 5

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat