Realit mund ti largohet një tjetër veteran

Futboll

Realit mund ti largohet një tjetër veteran

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 12:10
Realit mund ti largohet një tjetër veteran

Marcelo ka zgjuar interesimin e skuadrave të Serie A.

Braziliani i Real Madrid, Marcelo, duket se gëzon pëlqimin e dy skuadrave më të mira në Itali aktualisht.

‘AS’ raporton se Juventus dhe Inter të dyja kanë kontaktuar mbrojtësin e krahut të majtë.

Gjithsesi, është thënë se asnjëri klub nuk janë të gatshëm të barazojnë pagën aktuale të lojtarit.

Meqë Ferland Mendy i ka kërcënuar pozitën e titullarit, Marcelo thuhet të jetë i gatshëm për të shqyrtuar ofertat që e largojnë nga ‘Santiago Bernabeu’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat