Skuadra gjermane i frikësohet koronavirusit në Shqipëri

Futboll

Skuadra gjermane i frikësohet koronavirusit në Shqipëri

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 12:13
Skuadra gjermane i frikësohet koronavirusit në Shqipëri

Klubi i Wolfsburgut ka vendosur të organizoje ndryshe konferencën për shtyp në prag të sfidës të ditës së enjte me Kukësin për raundin e dytë të Ligës së Europës. Në një komunikatë të shpërndarë për mediat, klubi gjerman bën me dije se konferenca e radhës do të organizohet në Zyrën e Shtypit në Gjermani dhe jo në Shqipëri.

Situata e vështirë e shkaktuar prej koronavirusit në vendin tonë i ka stepur drejtuesit e Wolfsburgut për t’u nisur menjëherë drejt Shqipërisë. Zyra e shtypit të klubit njofton se pyetjet duhet të dërgohen në anglisht.

Kujtojmë që Wolsburgu ofroi për Kukësin 400 mijë euro në mënyrë që ndeshja me ta të luhej në stadiumin e gjermanëve, por ky propozim u hodh poshtë nga UEFA.

Njoftimi i Wolfsburgut

Pershendetje!

Skuadra e Wolfsburg ka vendosur ta zhvilloje Konferencen e Shtypit ne Gjermani per shkak te masave Anti-Covid Te gjithe gazetaret qe kane pyetje per trajnerin e tyre, mund t’i nisin ketu (per te mos u perseritur pyetjet) dhe une do t’ua transmetoj. Pyetjet duhen anglisht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat