Agimi, komandanti i parë i FFK-së, njeriu që i doli përballë stuhive

Futboll

Agimi, komandanti i parë i FFK-së, njeriu që i doli përballë stuhive

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shtator 2020 Në ora: 22:59
Agimi, komandanti i parë i FFK-së, njeriu që i doli përballë stuhive

Komandant i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës, kështu do ta quaja Agim Bytyçin.

Ky burrë, fjalë pak, por i vendosur, në verën e vitit 1991, nuk mendoj dy herë, por i futet misionin të madh, që ka mundur t’i kushtojë edhe me jetë. Veshi uniformën e zyrtarit të lartë të futbollit, përkatësisht emërohet kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, me shumë shokë i doli në ballë pushtuesit serb. 

Njeriu që iu bëri ballë stuhive të agresorit serb dhe e zhvilloi Kampionatin e Republikës së Kosovës.  
Sot ndihet krenar që Kosova shënoi 29 vjetorin e mëvetesimit të futbollit të Kosovës. 

Ky burrë, ky personalitet, është hero i gjallë i futbollit të Kosovës.

Njeriu që ka shumë merita dhe si sot i kujtohen sfidat e mëdha. Sot, 13 shtatori i madh, kur u luajt para 29 viteve ndeshja e parë e Kampionatit të pavarur të Kosovës, mes Flamurtarit dhe Prishtinës, e cila u fitua me rezultat 3:2 nga “flamurtarët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat