Doktori që operoi Zaniolon nuk ka lajme të mira

Futboll

Doktori që operoi Zaniolon nuk ka lajme të mira

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 10:43
Doktori që operoi Zaniolon nuk ka lajme të mira

Nicolò Zaniolo mund të ketë humbur tërë sezonin, madje edhe pjesëmarrjen në Evropian.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, ky do të ishte rreziku më i madh për talentin e Romës, pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar në gjurin e majtë.

Sipas profesorit Christian Fink, i cili dje operoi mesfushorin sulmues të verdhekuqve, koha për një rikuperim optimal dhe shmangien e rreziqeve do të ishte më e gjatë se gjashtë muaj, që e kërkon një dëmtim të këtij lloji.

Mjeku i njohur austriak rekomandon nëntë muaj riaftësim para se të kthehet në fushat e blerta, për të shmangur telashe të tjera, që do të rrezikonin karrierën e futbollistit italian.

Sidoqoftë, kthimi në mes të qershorit do të nënkuptonte edhe humbjen e Kampionatin Evropian, pasi pa arritur formën fizike me Romën (nuk do të luante asnjë ndeshje), Mancini nuk mund ta grumbullojë në përfaqësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat