Kjo po ndodhë me Milot Rashicën, e konfirmon edhe shefi i klubit

Futboll

Kjo po ndodhë me Milot Rashicën, e konfirmon edhe shefi i klubit

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 12:13
Kjo po ndodhë me Milot Rashicën, e konfirmon edhe shefi i klubit

E ardhmja e Milot Rashicës mund të jetë në Premier League, më saktë te skuadra e Aston Vilës. Këta të fundit kanë shfaqur interes për sulmuesin dhe duan ta kenë pjesë të tyre.

Këtë e ka konfirmuar edhe shefi i klubit të Werder Bremenit që zotëron kartonin e sulmuesit të Kosovës, Klemens Fric, i cili në një prononcim të dhënë së fundmi është shprehur: “Kemi qenë në kontakte me Aston Vilën për Rashicën, këtë mund t’ua konfirmoj. Për momentin nuk ka diçka konkrete. Kemi marrë shumë oferta për Milotin.

Jemi në bisedime të shpeshta me përfaqësuesit e lojtarit.”

Oferta e Aston Vilës për Milto Rashicën thuhet se ka qenë 18 milionë euro, ndërkohë që Verderi kërkon 20 milionë euro, një diferencë e vogël që nuk pritet të prishë tratativat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat