Fritz konfirmon interesimin e klubit anglez për Rashicën!

Futboll

Fritz konfirmon interesimin e klubit anglez për Rashicën!

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 16:15
Milot Rashica

Clemens Fritz ish-mbrojtësi anësor i Werder Bremen aktualisht në rolin e drejtuesit te skuadra bardhjeshile ka konfirmuar interesimin e Aston Villas për Milot Rashicën, për të cilin ka shumë kërkesa në merkato por në drejtim të Werder Bremen ende nuk ka mbrritur oferta e duhur.

“Mund ta konfirmoj që kemi qenë në kontakt me Aston Villën. Por, ende nuk ka asgjë konkrete. Ka disa kërkesa për të dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me menaxherin e tij”, u shpreh Fritz.

Për kartonin e 24-vjeçarit, gjermanët këmbëngulin te shifra e 20 milionë eurove, ndërsa sipas raportimeve të ndryshme, Aston Villa është e gatshme të shpenzojë deri në 18 milionë, shifër kjo që për momentin nuk përmbush kërkesat e Werderit.

Për Rashicën ka interes edhe nga Leipzig dhe dëshira e futbollistit është të transferohet te skuadra e Nagelsmann që mesa duket ka hyrë sërish në garë për të firmosur me talentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat