Skandaloze, ja kush i fyen shqiptarët

Futboll

Skandaloze, ja kush i fyen shqiptarët

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 13:04
Skandaloze, ja kush i fyen shqiptarët

Ndeshja mes Vardarit dhe Shkupit është shoqëruar me thirrje raciste ndaj shqiptarëve në sheshin e kryeqytetit të Maqedonisë Veriore.

Turma brohoriste thirrjen raciste tashmë të njohur, ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ dhe këngë të tjera kundër shqiptarëve.

Thirrjet kundër shqiptarëve nga ‘Komitët’ janë thuajse krejt normale për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe po ashtu nuk mbahet mend ndonjë që të jetë dënuar për këto thirrje raciste.

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë Artan Grubi u shpreh se ata që bënë thirrjet raciste duhet të marrin dënim.

Gjuha e urrejtjes dhe brohoritjet e sotme plot mllef të disa të rinjve në mes të Shkupit është për t’u dënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat