Bale refuzon Manchesterin, oferta e tyre nuk i bind

Futboll

Bale refuzon Manchesterin, oferta e tyre nuk i bind

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 15:52
Gareth Bale

Manchester United dëshiron të rrëmbejë në skuadër Gareth Bale.

Sulmuesi do të largohet nga Madridi, por ka një problem të madh me “Djajtë e kuq”. Ata nuk janë gati t’i ofrojnë kontratë afatgjatë.

Anglezët duan të huazojnë për një sezon 31-vjeçarin. Solskjaer shpreson që në verë të rrëmbejë sulmuesin e Dortmundit, Jadon Sancho. 20-vjeçari është dëshira e madhe e anglezëve.

The Sun shkruan se Bale nga krahu tjetër nuk dëshiron një huazim të tillë. Ai dëshiron të ketë një kalim përfundimtar në skuadrën e Manchesterit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat